Femicidi në Kosovë e Shqipëri – reagon Dafina Zeqiri!
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka postuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale, ku ndau një fragment nga një prodhim i Netflix, që tregon se si dashuria mund të shndërrohet lehtësisht në dhunë. Përmes një ‘story’ në Instagram, Dafina mbishkroi: “Nga rockstar në vrasës – një dokumentar që tregon sa lehtë shndërrohet dashuria në dhunë. Femicidi […]

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka postuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale, ku ndau një fragment nga një prodhim i Netflix, që tregon se si dashuria mund të shndërrohet lehtësisht në dhunë.
Përmes një ‘story’ në Instagram, Dafina mbishkroi: “Nga rockstar në vrasës – një dokumentar që tregon sa lehtë shndërrohet dashuria në dhunë. Femicidi ende ekziston, edhe në Kosovë dhe Shqipëri.”
Dafina ka përdorur këtë platformë për të ngritur një problem shumë të rëndësishëm dhe alarmant, duke theksuar se dhuna ndaj grave, përfshirë femicidin, është ende një realitet i dhimbshëm në shoqëritë shqiptare.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur ka një rritje të ndërgjegjësimit dhe diskutimeve për këtë fenomen shkatërrues, që vazhdon të shoqërojë shoqëritë moderne.
Kujtojmë se vetëm para pak ditësh një grua në Kosovë u plagos për vdekje nga ish punëdhënësi i saj.
Femicid, do të thotë vrasja e një gruaje për shkak të gjinisë së saj. Ky term përdoret për të përshkruar vrasjet e grave dhe vajzave që ndodhin si pasojë e urrejtjes ose diskriminimit të bazuar në gjini, dhe shpesh ndodhin në kontekstin e dhunës në familje ose lidhjeve të abuzueshme.