Akuzohet se përdhunoi një 13-vjeçare, reperi Jay-Z: Zbuloni emrin e saj, përndryshe çështja duhet pushuar
Reperi Jay -Z ka paraqitur një kërkesë për të rrëzuar një padi që e akuzon atë për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare me Sean “Diddy” Combs 24 vjet më parë. Më konkretisht, reperi 55-vjeçar akuzohet se ka marrë pjesë në përdhunimin e dyshuar të një të miture së bashku me Diddy-n, pas MTV Video Music […]
Reperi Jay -Z ka paraqitur një kërkesë për të rrëzuar një padi që e akuzon atë për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare me Sean “Diddy” Combs 24 vjet më parë.
Më konkretisht, reperi 55-vjeçar akuzohet se ka marrë pjesë në përdhunimin e dyshuar të një të miture së bashku me Diddy-n, pas MTV Video Music Awards në vitin 2000.
Paditësja, e referuar si Jane Doe në dokumentet ligjore, pretendon se sulmi ka ndodhur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Avokatët e Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Sean Carter, i kanë kërkuar gjykatës të pushojë çështjen ose të shpallet publikisht emri i vërtetë i paditëses, sipas dosjeve të reja të depozituara në gjykatën federale të Nju Jorkut.
Avokati Aleks Spiro tha se “I pandehuri me respekt kërkon rrëzimin e akuzës ose zbulimin e identitetit të paditëses”.