Alarm për bomba në “East Gate” dhe “Diamond Mall”
Alarme për bomba të vendosura në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond” në Shkup mbërritën sot në adresën e email-it të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Policia njoftoi menjëherë mori masa sigurie dhe filloi kontrollet në terren, transmeton Lideri.mk. “Në adresën e email-it të Ministrisë së Punëve të Brendshme është pranuat një mesazh me […]
Alarme për bomba të vendosura në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond” në Shkup mbërritën sot në adresën e email-it të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Policia njoftoi menjëherë mori masa sigurie dhe filloi kontrollet në terren, transmeton Lideri.mk.
“Në adresën e email-it të Ministrisë së Punëve të Brendshme është pranuat një mesazh me një kërcënim se pajisje shpërthyese janë vendosur në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond” në Shkup. Zyrtarët e policisë po marrin masa dhe po kryejnë kontrolle në qendrat tregtare”, njoftoi MPB.