Alarmante në Shkup, tejkalohet pragu i ajrit të ndotur
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se pragu i alarmimit për grimcat e pezulluara PM10 (tejkalim mbi 150 μg/m³ për dy ditë radhazi) është tejkaluar në pikat matëse Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe dhe Rektorat në Shkup. Vlerat e PM10: Data Qendër Gazi Babë Karposh Lisiçe Rektorat 17/12/2025 151.78 156.55 152.69 232.26 179.25 18/12/2025 186.49 […]
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se pragu i alarmimit për grimcat e pezulluara PM10 (tejkalim mbi 150 μg/m³ për dy ditë radhazi) është tejkaluar në pikat matëse Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe dhe Rektorat në Shkup.
Vlerat e PM10:
Data Qendër Gazi Babë Karposh Lisiçe Rektorat 17/12/2025 151.78 156.55 152.69 232.26 179.25 18/12/2025 186.49 178.92 180.87 266.60 186.70
Si rrjedhojë, nga Ministria e Mjedisit thonë se kanë marrë masa sivijon:
- Intensifikim i kontrolleve inspektuese ndaj instalimeve industriale me Leje Ekologjike të Integruar, si të tipit A ashtu edhe B, dhe ndaj kantierëve të ndërtimit.
- Sigurimi i qasjes publike në të dhënat e monitorimit të vazhdueshëm të ajrit për instalimet me monitorim.
- Intensifikim i kontrolleve të gjendjes teknike të automjeteve, veçanërisht atyre me karburant dizel dhe të paregjistruara.
- Ndalim i djegies së mbetjeve dhe materialeve të tjera në hapësira të hapura.
- Rekomandohet që subjektet juridike dhe punëdhënësit:
- të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç dhe personat me sëmundje kronike (astmë, infarkt të kaluar të miokardit, goditje në tru), me rekomandim mjekësor;
- të riorganizojnë orarin e punës për personat që punojnë në ambiente të hapura, duke sugjeruar punën nga ora 11:00 deri në 17:00.
- Ndalimi i organizimit të aktiviteteve sportive dhe kulturore në ambiente të hapura për shkak të ndotjes së lartë të ajrit.