Alban Zogaj: Qytetarët po e kuptojnë kush po e çon vendin drejt zgjedhjeve
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj në Gazeta tha se qytetarët janë duke e lexuar qartë situatën aktuale politike dhe po e identifikojnë përgjegjësinë për zhvillimet e fundit në vend. Sipas tij, opinioni publik po e kupton se kush po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja. “Qytetari besoj shumë se po e


Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj në Gazeta tha se qytetarët janë duke e lexuar qartë situatën aktuale politike dhe po e identifikojnë përgjegjësinë për zhvillimet e fundit në vend.
Sipas tij, opinioni publik po e kupton se kush po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja.
“Qytetari besoj shumë se po e sheh dhe është duke e lexuar situatën aktuale, dhe kur e lexon këtë situatë, është duke e parë edhe se kush po e dërgon vendin në zgjedhje”, tha Zogaj në Gazeta.
Ai theksoi se vendi po shkon në zgjedhje për shkak të kryeneçësisë së fituesit të zgjedhjeve, i cili nuk po tregon qasje konstruktive për tejkalimin e ngërçit politik.
“Vendi në zgjedhje po shkon për shkak të kryeneçësisë së fituesit të zgjedhjeve, i cili nuk ka qasje pozitive dhe konstruktive për të ardhur deri te zgjidhja e ngërçit”, deklaroi ai.
Zogaj shtoi se qytetarët janë në gjendje ta vlerësojnë këtë situatë, duke shprehur bindjen se ata tashmë janë duke e bërë një gjë të tillë.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/8SwpL4oTI8k
