Albena Reshitaj aderon në GUXO
Ish-deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka aderuar në Partinë GUXO. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëkryetarja e GUXO-s, Donika Gërvalla, e cila e përshkroi Reshitajn si grua të fortë e me profesionalizëm të shëmuar. “E rritur në një familje që mishëron vlerat patriotike dhe përkushtimin profesional, prof. Dr. Albena Reshitaj ka dëshmuar vendosmëri dhe


Ish-deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka aderuar në Partinë GUXO.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëkryetarja e GUXO-s, Donika Gërvalla, e cila e përshkroi Reshitajn si grua të fortë e me profesionalizëm të shëmuar.
“E rritur në një familje që mishëron vlerat patriotike dhe përkushtimin profesional, prof. Dr. Albena Reshitaj ka dëshmuar vendosmëri dhe lidership në kohët kur Kosovës i nevojiteshin më shumë se kurrë stabiliteti dhe reformat”.
“Angazhimi i saj i guximshëm ka lënë gjurmë, si në politikë ashtu edhe në shoqëri, duke i kthyer profesionalizmin dhe integritetin në shtylla të veprimtarisë së saj”, shkroi Gërvalla.
Tutje, Gërvalla tha se me Reshitajn do të punojnë bashkë me guxim e vendosmëri për një Kosovë të fortë e të zhvilluar.