Albumi i rikthimit të Will Smith dështon – shitje të dobëta mes pasojave të skandalit të ‘Oscars’

Albumi i ri i Will Smith, “Based On A True Story” – i pari pas 20 vitesh – ka rezultuar një dështim komercial. Aktori dhe reperi 56-vjeçar arriti të shesë vetëm 268 kopje në javën e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk u rendit fare në Billboard 200 në SHBA – një precedent për […]

Prill 12, 2025 - 20:00
 0  5
Albumi i rikthimit të Will Smith dështon – shitje të dobëta mes pasojave të skandalit të ‘Oscars’

Albumi i ri i Will Smith, “Based On A True Story” – i pari pas 20 vitesh – ka rezultuar një dështim komercial.

Aktori dhe reperi 56-vjeçar arriti të shesë vetëm 268 kopje në javën e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk u rendit fare në Billboard 200 në SHBA – një precedent për karrierën e tij.

Pavarësisht bashkëpunimeve me emra si Big Sean, DJ Jazzy Jeff, Teyana Taylor dhe djali i tij Jaden, albumi nuk pati ndikimin e pritur.

Ai shihej si një përpjekje për rikthim pas skandalit të ‘Oscars’ 2022, kur Will i dha një shuplakë Chris Rock në skenë.

Pas incidentit, karriera e tij pësoi një goditje – u përjashtua nga ‘Oscars’ për 10 vjet dhe projektet filmike si “Emancipation” dështuan në arkë.

Megjithatë, Smith nuk ka ndërmend të ndalet. Ai ka paralajmëruar dy albume të tjera këtë vit dhe një turne në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku do të performojë hitet e vjetra dhe këngët e reja.

Turneu përfshin vende më të vogla si Scarborough dhe Wolverhampton, duke shmangur qytetet kryesore, gjë që ka habitur fansat.

Megjithatë, Smith premton surpriza dhe emocion për publikun që do ta ndjekë live.