Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën mbështet Bedri Hamzën

Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) ka dalë me një postim publik në mbështetje të PDK-së dhe Bedri Hamzës për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. “PDK po garon me një platformë të fuqishme për rritje ekonomike, përballimin e krizës së kostos së jetesës, përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe forcimin e marrëdhënieve

shkurt 7, 2025 - 20:00
 0  4
Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën mbështet Bedri Hamzën
aleanca-e-liberaleve-dhe-demokrateve-per-evropen-mbeshtet-bedri-hamzen

aleanca-e-liberaleve-dhe-demokrateve-per-evropen-mbeshtet-bedri-hamzen

Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) ka dalë me një postim publik në mbështetje të PDK-së dhe Bedri Hamzës për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

“PDK po garon me një platformë të fuqishme për rritje ekonomike, përballimin e krizës së kostos së jetesës, përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimorë. Rikthimi i Kosovës në rrugën e integrimit në BE dhe NATO është një nga objektivat kryesore të PDK-së dhe Dr. Hamzës”, thuhet në postimin e ALDE.

ALDE i uron suksese Dr. Hamzës dhe PDK-së në zgjedhjet e së dielës!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE).