Ali Ahmeti bën homazhe në Prekaz: Familja Jashari, shembull i qëndresës dhe sakrificës për liri
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka qëndruar sot në Prekaz, ku ka bërë homazhe në kompleksin memorial të komandantit legjendar të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Adem Jashari, me rastin e The post Ali Ahmeti bën homazhe në Prekaz: Familja Jashari, shembull i qëndresës dhe sakrificës për liri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka qëndruar sot në Prekaz, ku ka bërë homazhe në kompleksin memorial të komandantit legjendar të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Adem Jashari, me rastin e ditëve të Epopesë së UÇK-së.
Ahmeti tha se sakrifica e familjes Jashari është themel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe se ajo mbetet një frymëzim për gjeneratat e reja.
“Sot, së bashku me shumë bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë, bëmë homazhe në Prekazin heroik të komandantit legjendar Adem Jashari, me rastin e ditëve të Epopesë së UÇK-së. Përulemi para sakrificës për liri dhe pavarësi të familjes Jashari”, u shpreh Ahmeti.

Ai theksoi se familja heroike Jashari, në krye me Adem Jashari dhe Hamëz Jashari, është simbol i qëndresës shqiptare.
“Familja heroike Jashari, në krye me Ademin e Hamzën, janë shembull i qëndresës që nuk u përkulën për asnjë çast përballë forcave të armikut. Në odën e Jasharajve, me rastin e Epopesë së UÇK-së, së bashku me Rifat Jashari kujtuam momentet më të mira të heronjve tanë, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, tha ai.
Sipas Ahmetit, familja Jashari mbetet një model frymëzimi për të sakrifikuar gjithçka për të ardhmen e gjeneratave të reja dhe për ruajtjen e lirisë së fituar. Gazeta Flaka
The post Ali Ahmeti bën homazhe në Prekaz: Familja Jashari, shembull i qëndresës dhe sakrificës për liri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .