Ali Ahmeti: Do të vazhdojmë punën për çështjen kombëtare dhe të ardhmen evropiane
“Sot pata nderin e veçantë të pranoj titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës. Ky vlerësim lidhet ngushtë me rrugëtimin tonë të përbashkët për sigurimin e të drejtave The post Ali Ahmeti: Do të vazhdojmë punën për çështjen kombëtare dhe të ardhmen evropiane appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
“Sot pata nderin e veçantë të pranoj titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës. Ky vlerësim lidhet ngushtë me rrugëtimin tonë të përbashkët për sigurimin e të drejtave të shqiptarëve, ndërtimin e paqes dhe përparimin drejt integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Ahmeti.
Ai theksoi se ky çmim nuk i takon vetëm atij personalisht, por gjithë shqiptarëve:
“Ky çmim nuk është vetëm për mua, por për të gjithë ju, për çdo sakrificë, çdo përpjekje dhe çdo hap që kemi bërë së bashku në këtë rrugë të gjatë”.
Ahmeti shtoi se ndjehet mirënjohës për këtë nderim dhe se mbetet i vendosur për të vazhduar punën në drejtim të çështjes kombëtare dhe të ardhmes evropiane të vendit:
“Jam mirënjohës për këtë nderim dhe i vendosur që të vazhdojmë punën për çështjen kombëtare dhe për të ardhmen evropiane të vendit tonë”. Gazeta Flaka
The post Ali Ahmeti: Do të vazhdojmë punën për çështjen kombëtare dhe të ardhmen evropiane appeared first on Flaka, në çdo lajm... .