Ali Ahmeti mbledh drejtuesit lokalë, fokus te forcimi i strukturave të BDI-së

Sot, kryetari i Ali Ahmeti zhvilloi një takim me kryetarët e emëruar të degëve të Bashkimi Demokratik për Integrim, ku në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet aktuale politike në vend The post Ali Ahmeti mbledh drejtuesit lokalë, fokus te forcimi i strukturave të BDI-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 26, 2026 - 23:30
Ali Ahmeti mbledh drejtuesit lokalë, fokus te forcimi i strukturave të BDI-së

Sot, kryetari i Ali Ahmeti zhvilloi një takim me kryetarët e emëruar të degëve të Bashkimi Demokratik për Integrim, ku në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet aktuale politike në vend dhe nevoja për konsolidim më të fuqishëm të strukturave partiake.

Në këtë takim u theksua rëndësia e organizimit dhe strukturimit në të gjitha nivelet, me synimin për të rritur efikasitetin dhe përfaqësimin e qytetarëve. Nga BDI u vlerësua se partia ka dëshmuar vazhdimisht seriozitet dhe përgjegjshmëri në adresimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

Gjithashtu, u nënvizua se angazhimi për forcimin e strukturave mbetet prioritet, ndërsa besimi i fituar ndër vite konsiderohet si obligim për të vazhduar me përkushtim dhe punë konkrete në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së vendit. Gazeta Flaka

The post Ali Ahmeti mbledh drejtuesit lokalë, fokus te forcimi i strukturave të BDI-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .