Alternativa drejt shkrirjes në VLEN – vendim unanim, pezullohen organet partiake
Alternativa ka hedhur një hap të madh politik drejt bashkimit në subjektin e ri VLEN. Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Qendror, partia ka vendosur unanimisht që të bëhet pjesë The post Alternativa drejt shkrirjes në VLEN – vendim unanim, pezullohen organet partiake appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Alternativa ka hedhur një hap të madh politik drejt bashkimit në subjektin e ri VLEN. Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Qendror, partia ka vendosur unanimisht që të bëhet pjesë e këtij unifikimi politik.
Pas raportimit të kryetarit Bekim Sali mbi ecurinë e negociatave, diskutimet kanë qenë të gjata dhe vendimmarrja përfundimtare ka sjellë disa zhvillime kyçe.
Përveç vendimit për bashkim, Alternativa ka vendosur edhe pezullimin e të gjitha organeve partiake deri në përmbylljen e procesit të unifikimit, duke sinjalizuar një tranzicion të plotë drejt strukturës së re politike.
Njëkohësisht, Kuvendi Qendror ka kërkuar që para firmosjes së marrëveshjes finale të qartësohen në detaje kompetencat, të drejtat dhe përgjegjësitë brenda subjektit të ardhshëm VLEN.
Kryetari Sali është autorizuar me mandat të plotë për të vijuar negociatat, duke marrë përsipër drejtimin e procesit që pritet të përcaktojë të ardhmen politike të këtij bashkimi.
The post Alternativa drejt shkrirjes në VLEN – vendim unanim, pezullohen organet partiake appeared first on Flaka, në çdo lajm... .