Ambasada amerikane në Kosovë del me njoftim pas mbylljes së Qeverisë amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar se për shkak të ndërprerjes së përkohshme të financimeve në nivel federal në SHBA, komunikimet e rregullta në rrjetet sociale nuk do të përditësohen derisa të rifillojnë plotësisht operacionet. Përjashtim do të bëjnë vetëm rastet urgjente që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

tetor 1, 2025 - 11:30
 0

Megjithatë, Ambasada ka theksuar se shërbimet konsullore, përfshirë pasaportat dhe vizat, do të vazhdojnë si zakonisht në SHBA dhe në ambasadat e konsullatat amerikane jashtë vendit, për aq kohë sa situata e lejon.

Qytetarët janë udhëzuar që për informacione të mëtejshme mbi shërbimet dhe statusin e operimeve të vizitojnë faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit: travel.state.gov.

“Për shkak të mungesës së fondeve të alokuara, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë.

Në këtë kohë, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave në Shtetet e Bashkuara dhe në Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë mungesës së fondeve të alokuara, sipas situatës. Ne nuk do ta përditësojmë këtë llogari derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë.

Për informacion mbi shërbimet tona dhe statusin e funksionimit, vizitoni travel.state.gov”, thuhet në njoftim.