Ambasada e Zvicrës në RMV nesër do të hapë ekspozitën “Clean Tech” dhe festivalin Sound of Green
Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, së bashku me Pakomak dhe Makstil, do të hapin ekspozitën “Clean Tech” dhe Festivalin Sound of Green, e cila do të mbahet më 30 gusht (e premte), duke filluar nga ora 19:00 në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup, transmeton Portalb.mk. Ekspozita do të shfaqë zgjidhje të ndryshme zvicerane […]
Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, së bashku me Pakomak dhe Makstil, do të hapin ekspozitën “Clean Tech” dhe Festivalin Sound of Green, e cila do të mbahet më 30 gusht (e premte), duke filluar nga ora 19:00 në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Ekspozita do të shfaqë zgjidhje të ndryshme zvicerane për mbrojtjen e mjedisit në Zvicër dhe Maqedoninë e Veriut.
Organizatorët ftojnë të ndiqni performancat e Moira, Igor Xhambazov dhe Guru Hare nga Maqedonia e Veriut, si dhe Orphia dhe Alex Nantaya nga Zvicra, të cilët do të performojnë pas hapjes së ekspozitës.