Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt i paqes

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka vendosur kurora lulesh mbi varrin e presidentit Ibrahim Rugova, në 20 vjetorin e vdekjes. “Një burrë shteti vizionar dhe arkitekt i paqes, ai shkroi historinë e Kosovës me angazhimin e tij politik dhe intelektual”, shkruan në njoftimin e Ambasadës në Facebook. Tutje diplomati përmendi edhe formimin intelektual

Jan 21, 2026 - 16:00
 0
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt i paqes
ambasadori-francez:-rugova,-burreshtetas-vizionar,-arkitekt-i-paqes

ambasadori-francez:-rugova,-burreshtetas-vizionar,-arkitekt-i-paqes

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka vendosur kurora lulesh mbi varrin e presidentit Ibrahim Rugova, në 20 vjetorin e vdekjes.

“Një burrë shteti vizionar dhe arkitekt i paqes, ai shkroi historinë e Kosovës me angazhimin e tij politik dhe intelektual”, shkruan në njoftimin e Ambasadës në Facebook.

Tutje diplomati përmendi edhe formimin intelektual të Rugovës në Paris.

“Gjatë rrugëtimit të tij, ai u përgadit intelektualisht, ndër të tjera, në një nga kryeqytetet më të shquara botërore të mendimit dhe kulturës, djep i ideve të lirisë dhe dialogut. #Paris”.