Ambasadori Qehaja takon Mucunskin: Fokus te bashkëpunimi dypalësh dhe projektet konkrete

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të RMV-së, Timčo Mucunski, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit, u diskutua agjenda dypalëshe, e cila përfshin bashkëpunimin ndërinstitucional në sektorë të ndryshëm me interes të përbashkët. Sipas ambasadorit Qehaja, të dyja […]

Prill 17, 2026 - 16:30
Ambasadori Qehaja takon Mucunskin: Fokus te bashkëpunimi dypalësh dhe projektet konkrete

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të RMV-së, Timčo Mucunski, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, u diskutua agjenda dypalëshe, e cila përfshin bashkëpunimin ndërinstitucional në sektorë të ndryshëm me interes të përbashkët.

Sipas ambasadorit Qehaja, të dyja shtetet do të angazhohen më tej në konkretizimin e projekteve të përbashkëta, duke synuar që përfituesit kryesorë të jenë qytetarët.