Analisti Halil Matoshi: Gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Analisti politik në Kosovë, Halil Matoshi deklaroi për “Front Online” se gjuha zyrtare në Maqedoninë e Veriut është shqipja. “Ashiqare qe shqipja është gjuhë zyrtare në shtetin e Maqedonisë së Veriut, pra e drejtë tashmë e arritur, së këndejmi e pakthyeshme”, thotë Matoshi. Matoshi thotë se ka ligj për gjuhën shqipe përderisa e flasin së paku

Nëntor 19, 2024 - 23:00
 0  7
Analisti Halil Matoshi: Gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoninë e Veriut
analisti-halil-matoshi:-gjuha-shqipe-eshte-zyrtare-ne-maqedonine-e-veriut

analisti-halil-matoshi:-gjuha-shqipe-eshte-zyrtare-ne-maqedonine-e-veriut


Analisti politik në Kosovë, Halil Matoshi deklaroi për “Front Online” se gjuha zyrtare në Maqedoninë e Veriut është shqipja.

“Ashiqare qe shqipja është gjuhë zyrtare në shtetin e Maqedonisë së Veriut, pra e drejtë tashmë e arritur, së këndejmi e pakthyeshme”, thotë Matoshi.

Matoshi thotë se ka ligj për gjuhën shqipe përderisa e flasin së paku 20% e qytetarëve atë gjuhë, sipas ligjit.

“Po ka ligj edhe për gjuhën shqipe, ndonëse jo ligj vetëm për gjuhën shqipe, sepse ajo zë vend duke u specifikuar në kllapa në ligjin mbi gjuhët. Në mënyrë specifike, neni 1, paragrafi 2 i ligjit thekson qartë: “Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj”, u shpreh Matoshi.