ANALIZË: Përmbledhje e vitit 2024, investimet publike në RMV dështuan me 22,4%
Edhe viti 2024 ishte vit në të cilin investimet publike nuk u realizuan plotësisht, madje edhe në raport me shumën e reduktuar të planifikuar me rebalancin e buxhetit. Të dhënat e reja të Ministrisë së Financave tregojnë se në fund të dhjetorit janë realizuar shpenzime kapitale në vlerë prej 465,8 milionë euro ose 77,54% të […]
Edhe viti 2024 ishte vit në të cilin investimet publike nuk u realizuan plotësisht, madje edhe në raport me shumën e reduktuar të planifikuar me rebalancin e buxhetit. Të dhënat e reja të Ministrisë së Financave tregojnë se në fund të dhjetorit janë realizuar shpenzime kapitale në vlerë prej 465,8 milionë euro ose 77,54% të planit. Nga ministritë, nivel më të lartë të realizimit të investimeve publike prej 97,1% ka në Ministrinë e Punëve të Brendshme, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.mk.
Viti 2024 ishte një vit zgjedhor në të cilin ndodhi ndryshimi i qeverisë, gjegjësisht një pjesë të vitit ekonomik e menaxhoi qeveria e mëparshme dhe një pjesë qeveria aktuale.
Realizimi i shpenzimeve kapitale, MPB-ja në krye të listës
Asnjë nga ministritë që kishte në dispozicion një shumë për shpenzime kapitale më të madhe se 40 milionë euro nuk arriti të realizonte as 90% të planit. Konkretisht, Ministria e Transportit, e cila vitin e kaluar kishte buxhetin më të madh në krahasim me të gjitha ministritë tjera, realizoi 80,2% nga 147,9 milionë eurot e planifikuara, Ministria e Mbrojtjes nga 86 milionë eurot e planifikuara ka shpenzuar 84,3%, Ministria e Financave – Funksionet e shtetit nga gjithsej 133,4 milionë euro ka shpenzuar 76,3%, kurse Ministria e Mjedisit Jetësor realizoi 62,0% nga 40,3 milionë eurot e planifikuara për investime publike.
Nga ministritë e tjera, Ministria e Arsimit nga 35,1 milionë eurot e planifikuara vjetore për shpenzime kapitale ka realizuar 71,1%, kurse një shkallë më të theksuar realizimi kishte në Ministria e Punëve të Brendshme, e cila vitin e kaluar ka shpenzuar mbi këtë bazë 26,5 milionë euro nga 97,1%. Nga buxheti i përgjithshëm për shpenzime kapitale në vlerë prej 11,8 milionë euro, Ministria e Shëndetësisë ka realizuar 8,.8%.
Në të dhënat e përmbledhura për vitin e investimeve 2024 janë edhe ministritë e vjetra-të reja, kështu që Ministria e Administratës Publike nga gati 95.000 euro të planifikuara për shpenzime kapitale ka shpenzuar 98,7 për qind, Ministria e Transformimit Digjital ka realizuar 97,9% të 1,5 milionë eurove të planifikuara, Ministria e Sportit prej 1,7 milionë eurosh ka shpenzuar 45%, kurse Ministria e Energjisë ka realizuar 50% nga 2 milionë eurot e planifikuara.
Përveç Ministrisë së Energjisë, vetëm gjysmën e mjeteve për shpenzime kapitale ka shpenzuar edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Në disa prej institucioneve, gjegjësisht agjencive ka një dështim prej mbi 75% dhe në këtë grup bëjnë pjesë Agjencia Operativo-Teknike OTA, e cila shpenzoi vetëm 23,6% të mjeteve totale në vlerë prej 1 milion euro, pastaj Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale edhe pse me një buxhet të vogël për shpenzime kapitale arriti të realizojë vetëm 14,3%, realizimi i investimeve publike të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë është 19,3%, kurse i Inspektoratit Shtetëror të Punës 13,7%, edhe pse të dyja institucionet kishin buxhete simbolike për këtë qëllim.
Sipas Buxhetit për këtë vit, sërish parashikohet një nivel i lartë i shpenzimeve kapitale prej 766,7 milionë eurosh, që është për 5,5% më shumë se buxheti i vitit të kaluar. Si pjesë e të planit të ri të investimeve të qeverisë është edhe projekti i infrastrukturës për korridoret e autostradave i “Behtel dhe Enka”, si dhe projektet në nivel të komunave që do të financohen me para nga kredia hungareze.