Procedurë ndaj shkupjanit për akte seksuale ndaj një vajze, e ka ndjekur nga qendra tregtare deri në shtëpinë e saj
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një 21-vjeçari për të cilin ekziston dyshim se ka kryer akte të tjera seksuale ndaj një vajze 19-vjeçare, gjegjësisht vepër penale sipas nenit 186 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk. Më 14 janar, vajza ka hyrë në një qendër tregtare dhe derisa […]
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një 21-vjeçari për të cilin ekziston dyshim se ka kryer akte të tjera seksuale ndaj një vajze 19-vjeçare, gjegjësisht vepër penale sipas nenit 186 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.
Më 14 janar, vajza ka hyrë në një qendër tregtare dhe derisa ka bërë pagesën në njërën nga arkat e ka vërejtur të dyshuarin i cili ka blerë në të njëjtin dyqan. Ai e ka ndjekur për një kohë derisa vajza ka hyrë në një ndërtesë në afërsi të qendrës tregtare. Në hyrje e ka sulmuar dhe ka filluar ta prekë. Viktima ka kundërshtuar dhe ka filluar të bërtasë, pas çka i dyshuari e ka liruar dhe ka ikur. Policia e ka gjetur dhe e ka privuar nga liria disa ditë më vonë.
Prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktim të masës së kujdesit – marrje të dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve tjera për kalim të kufirit të shtetit, obligim që i dyshuari të paraqitet te personi i caktuar zyrtar në gjykatë dhe ndalesë që t’i afrohet ose të vendos kontakte me viktimën.
Gjykata solli vendim me të cilin i përcaktoi masat për sigurim.