ANALIZË: Si u “mbushën” e “zbrazën” arkat e Komunës së Haraçinës, Gostivarit, Dibrës dhe Kërçovës

Më pak të ardhura dhe shpenzime më të ulëta krahasuar me planin – të dhëna të përmbledhura për financat e vetëqeverisjeve lokale në vitin 2024. Në të gjitha komunat ka dështim, si nga ana e mbushjes ashtu edhe e zbrazjes së arkave komunale. Në nivel lokal, shumat më të larta shpenzohen për rroga dhe kontribute, […]

Mars 3, 2025 - 12:00
 0  8
ANALIZË: Si u “mbushën” e “zbrazën” arkat e Komunës së Haraçinës, Gostivarit, Dibrës dhe Kërçovës
Denarë, foto nga Meta.mk

Më pak të ardhura dhe shpenzime më të ulëta krahasuar me planin – të dhëna të përmbledhura për financat e vetëqeverisjeve lokale në vitin 2024. Në të gjitha komunat ka dështim, si nga ana e mbushjes ashtu edhe e zbrazjes së arkave komunale. Në nivel lokal, shumat më të larta shpenzohen për rroga dhe kontribute, shërbime kontraktuale dhe objekte ndërtimi. Nga ana e të hyrave, disa komuna kanë dështuar ta arrijnë planin e tyre të mbledhjes së tatimeve, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.mk.

Mbledhja e tatimit në pronë, shpenzimet më të larta për rroga…

Komuna e Haraçinës realizoi 81,5% të të ardhurave të planifikuara vjetore për vitin 2024. Nga ana e të ardhurave, ka një dështim të madh në burimin kryesor të financimit, nga takimi në pronë ka mbledhur 69.500 euro, që është vetëm 53,1% e planit. Më pak para janë mbledhur si nga tatimi mbi të ardhurat ashtu edhe nga tatimi për shërbime specifike. Shpenzimet buxhetore të kësaj komune në raport me planin janë realizuar në masën 78,3%. Pjesa më e madhe e buxhetit, ose 1,8 milionë euro, është shpenzuar për rroga dhe kontribute, ndërsa zërat me kosto më të lartë janë “shërbimet kontraktuale” dhe “riparimet dhe mirëmbajtja e vazhdueshme”.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Komuna e Gostivarit është një nga ato që ka arritur të mbushë arkën komunale afër planit – me realizim të të hyrave totale prej 95,8%. Mbledhja e tatimit në pronë është 90,5%, kurse mbledhja e tatimit mbi të ardhurat ishte pak më shumë se plani vjetor. Burimi më i lartë i të ardhurave janë transferimet shtetërore. Në anën e shpenzimeve, edhe kjo komunë, vitin e kaluar ka pasur një realizim më të ulët se sa ishte planifikuar, edhe atë 95,5%. Për rroga dhe kontribute janë shpenzuar 16,7 milionë euro. Zërat me kosto më të lartë janë “objektet e tjera ndërtimore”, “riparimet dhe mirëmbajtja e vazhdueshme” dhe “shërbimet kontraktuale”.

Krahasuar me planin vjetor të të ardhurave, Komuna e Dibrës arriti të realizojë 92,8%, kurse mosrealizimi i plotë i planit është pasojë e shumës më të ulët të transferimeve shtetërore. Kjo njësi e vetëqeverisjes lokale arriti të arkëtonte një shumë më të lartë se sa ishte planifikuar në bazë të tatimit në pronë, me një tejkalim prej rreth 15%, e po ashtu më shumë para se sa ishte planifikuar arritë të mbledhë edhe nga tatimi mbi të ardhurat ashtu edhe nga tatimi për shërbime specifike. Nga ana e shpenzimeve buxhetore, shpenzimet totale janë realizuar në masën 91,2%. Edhe në këtë komunë, zëri më i lartë i shpenzimeve janë rrogat dhe kontributet bazë, për të cilat vitin e kaluar janë shpenzuar 4,9 milionë euro. Shuma më të larta janë shpenzuar në bazë të zërave “objekte të tjera ndërtimore” dhe “shërbime komunale, ngrohje, transport”.  

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në grupin e vetëqeverisjeve lokale që arritën të mblidhnin më shumë tatime se sa ishte planifikuar është edhe Komuna e Kërçovës. Të hyrat totale buxhetore vitin e kaluar janë realizuar në masën 90,9%, dhe mosrealizimi i plotë i planit është kryesisht për shkak të shumës më të ulët të transferimeve shtetërore. Mbledhja e tatimit në pronë është 14,7% më shumë se sa ishte planifikuar, kurse më shumë para janë mbledhur edhe nga tatimi mbi të ardhurat, ndërsa shuma më e madhe është mbledhur nga vjelja e “tatimeve për shërbime specifike”. Në anën e shpenzimeve të buxhetit komunal realizimi ishte 90,7%. Vitin e kaluar janë shpenzuar 11,4 milionë euro për pagesën e rrogave dhe kontributeve, kurse pas këtij zëri për nga shuma qëndron zëri “objekte të tjera ndërtimore”. Shuma të konsiderueshme janë shpenzuar edhe në bazë të “shërbimeve kontraktuale” dhe “transferimeve të ndryshme”.

Në analizën e radhës do të publikohen të dhënat buxhetore për Strugën, Tetovën, Çairin, Sarajin dhe Qytetin e Shkupit.