U arrestua gruaja që goditi dje një këmbësor në Shkup dhe iku nga vendi i ngjarjes

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se pasditen e djeshme është gjetur dhe ndaluar një 42-vjeçare. Ajo, po të njëjtën ditë rreth orës 14:00, goditi një këmbësor me automjetin e saj dhe u iku nga vendi i ngjarjes, transmeton Portalb.mk. Sipas MPB-së, ajo është ndaluar në stacion policor dhe ndaj saj do të […]

shkurt 1, 2025 - 15:00
 0  4
U arrestua gruaja që goditi dje një këmbësor në Shkup dhe iku nga vendi i ngjarjes
Komunikacion, vetura, analiza ekonomike, trafik

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se pasditen e djeshme është gjetur dhe ndaluar një 42-vjeçare. Ajo, po të njëjtën ditë rreth orës 14:00, goditi një këmbësor me automjetin e saj dhe u iku nga vendi i ngjarjes, transmeton Portalb.mk.

Sipas MPB-së, ajo është ndaluar në stacion policor dhe ndaj saj do të bëhet kallëzim penal pas procedurës së shpejtë.

“Me datë 31.01.2025, në ora 17:30 në Shkup, nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Shkup është gjetur dhe ndaluar S.V.M. (42), pasi më datë 31.01.2025 rreth orës 14 në udhëkryqin e Blv. “Kuzman Josifoski Pitu” dhe rr. “Bojmija” me mjetin motorik të pasagjerëve “Citroen” ka goditur këmbësorin A.M. (38) nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmë të lënduarit A.M. me automjetin e Shërbimit të Urgjencës Mjekësore është transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku është konstatuar se ka lëndime fizike. Me urdhër të prokurorit publik S.V.M. është ndaluar në stacion policor dhe ndaj saj do të bëhet kallëzim penal pas procedurës së shpejtë”, tha MPB.

Rast i ngjashëm ndodhi tre ditë më parë, por me pasojë vdekje. 22-vjeçarja Frosina Kulakova, u përplas mbrëmjen e 29 janarit nga një 20 vjeçar. Para vendkalimit të këmbësorëve të rregulluar me semaforë që punonin në rregull në momentin e aksidentit, shoferi ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq të ndezur dhe ka goditur trupin e këmbësores-viktimës Frosina Kulakova me pjesën e përparme të majtë të veturës.