Ankesat ndaj zyrtarëve policorë tani mund t’i parashtroni në e-Kosova

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në “E-Kosova” është lansuar shërbimi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”. Siç bëhet e ditur IPK, nëse pretendoni që u janë shkelur të drejtat e juaja nga zyrtarët policorë, tashmë ju mund ta raportoni. “Në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, në platformën eKosova u lansua shërbimi “Parashtrimi

Prill 1, 2025 - 22:00
 0  4
Ankesat ndaj zyrtarëve policorë tani mund t’i parashtroni në e-Kosova
ankesat-ndaj-zyrtareve-policore-tani-mund-t’i-parashtroni-ne-e-kosova

ankesat-ndaj-zyrtareve-policore-tani-mund-t’i-parashtroni-ne-e-kosova

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në “E-Kosova” është lansuar shërbimi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”.

Siç bëhet e ditur IPK, nëse pretendoni që u janë shkelur të drejtat e juaja nga zyrtarët policorë, tashmë ju mund ta raportoni.

“Në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, në platformën eKosova u lansua shërbimi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”. Nëse pretendoni që u janë shkelur të drejtat tuaja nga zyrtarët policorë, ju mund të raportoni përmes shërbimit të lansuar duke ndjekur hapat si vijon: 1. Identifikohuni në Platformën eKosova; 2. Klikoni mbi “Shërbime”; 3. Klikoni mbi “Inspektoratet”; 4. Klikoni mbi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”, bëhet e ditur në njoftim.