Apel i policisë: Shmangni Merdaren, përdorni vendkalimet e tjera kufitare
Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që përdorin vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë. Në apelin e policisë thuhet se për shkak të kolonave dhe pritjeve të gjata në dalje në pikë kalimin kufitar në Merdarë, inkurajohen qytetarët që të përdorin pikë kalimet
![Apel i policisë: Shmangni Merdaren, përdorni vendkalimet e tjera kufitare](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/708819-apel-i-policise-shmangni-merdaren-perdorni-vendkalimet-e-tjera-kufitare.jpg)
![apel-i-policise:-shmangni-merdaren,-perdorni-vendkalimet-e-tjera-kufitare](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/708819-apel-i-policise-shmangni-merdaren-perdorni-vendkalimet-e-tjera-kufitare.jpg)
Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që përdorin vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë.
Në apelin e policisë thuhet se për shkak të kolonave dhe pritjeve të gjata në dalje në pikë kalimin kufitar në Merdarë, inkurajohen qytetarët që të përdorin pikë kalimet e tjera për qarkullim.
Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar bëhet e ditur se në vendkalimin kufitar në Merdar, në dalje të Kosovës, qytetarët po presin deri në pesë orë për të kaluar në anën serbe.