Aplikacion i parë celular për dokumente dhe shërbime

Në kuadër të këtij projekti po punohet për prezantimin e një versioni dixhital të kartave të identitetit dhe lejeve të qarkullimit, i njohur si portofoli celular (ID wallet). Portofoli dixhital The post Aplikacion i parë celular për dokumente dhe shërbime appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 9, 2024 - 23:00
 0  3
Aplikacion i parë celular për dokumente dhe shërbime

Në kuadër të këtij projekti po punohet për prezantimin e një versioni dixhital të kartave të identitetit dhe lejeve të qarkullimit, i njohur si portofoli celular (ID wallet). Portofoli dixhital do të përfaqësojë një revolucion në mënyrën se si qytetarët identifikojnë veten dhe aksesojnë shërbimet

Qeveria do të krijojë aplikacionin e parë celular për shërbime administrative Super App ELI, që do të thotë se çdo qytetar do të ketë akses në shërbimet administrative direkt përmes celularit të tij. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, i cili ka cilësuar si revolucion në qasjen në shërbimet publike. Qeveria ka aplikuar në një program të Bashkimit Evropian që do të mundësojë zhvillimin e aplikacionut  Supper App ELI, me një vlerë prej 1.200.000 euro, pjesë e nismës Digital Europe. Në kuadër të këtij projekti po punohet për prezantimin e një versioni dixhital të kartave të identitetit dhe lejeve të qarkullimit, i njohur si portofoli celular (ID wallet). Portofoli dixhital do të përfaqësojë një revolucion në mënyrën se si qytetarët identifikojnë veten dhe aksesojnë shërbimet.

Andonovski shpalli projektin për zhvillimin e aplikacionit të parë celular qeveritar për shërbime administrative Super App ELI. “Të vetëdijshëm se pamja ekzistuese e portalit për shërbime elektronike nuk i plotëson plotësisht nevojat e qytetarëve, ne u vumë në përmirësime serioze të portalit. Në një kohë të shkurtër do të kemi një portal të rinovuar për shërbimet me një pamje më intuitive dhe më të lehtë për t’u përdorur, i cili do të ofrojë funksionalitete të reja dhe aksesueshmëri për personat me aftësi të kufizuara dhe shërbime të reja dhe do të sigurojmë që ato të korrespondojnë me nevojat reale të qytetarë. Besojmë se me këto përmirësime do të krijojmë një portal që realisht do t’i plotësojë nevojat e qytetarëve tanë dhe do të shndërrohet në një pikë të thjeshtë dhe unike kontakti mes qytetarëve dhe institucioneve”, theksoi Andonovski.

“Në këtë mënyrë krijojmë një pikë të vetme kontakti mes qytetarëve dhe institucioneve. Kjo është e ardhmja e transformimit digjital në vendin tonë”, tha Andonovski gjatë  raportimit për punën tre mujore të ministrisë. Ai po ashtu ka paralajmëruar se në portalin e-uslugi do të shtohen edhe 100 shërbime të reja elektronike në vitin 2025, që  nga procedurat administrative në Ministrinë e Brendshme, tek shërbimet nga Fondi pensional, e të tjera. (koha.mk)

The post Aplikacion i parë celular për dokumente dhe shërbime appeared first on Flaka, në çdo lajm... .