Anulohet seanca e nesërme plenare në Parlament

Kuvendi ka shtyrë seancën e planifikuar për ditën e nesërme, teksa ka vënë në dijeni edhe grupet parlamentare. Ditën e nesërme Tiranën do e vizitojë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili pritet të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë pranë parlamentit. Nuk dihet nëse kjo ka qenë arsyeja e anulimit të zhvillimit të seancës plenare. Sakaq, për […]

tetor 10, 2024 - 03:00
 0  3
Anulohet seanca e nesërme plenare në Parlament

Kuvendi ka shtyrë seancën e planifikuar për ditën e nesërme, teksa ka vënë në dijeni edhe grupet parlamentare.

Ditën e nesërme Tiranën do e vizitojë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili pritet të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë pranë parlamentit. Nuk dihet nëse kjo ka qenë arsyeja e anulimit të zhvillimit të seancës plenare.

Sakaq, për ditën e nesërme ishte paralajmëruar edhe aksioni i radhës i PD-së në parlament me deputetët që po tentonin sërish kaosin si dy seancat e shkuara.

Ndërkohë disa prej deputetëve të mazhorancës, së bashku me kryeministrin dhe ministrat do të jenë në pritjen e presidentit turk Erdogan.