Aplikacion i ri online i Agjencisë së Kadastrës së RMV-së, mundëson vëzhgim elektronik të statusit të kërkesave të parashtruara
Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, vijon me digjitalizimin dhe modernizimin e shërbimeve, me synim transformimin e plotë digjital të institucionit. Prej sot ka nisur zyrtarisht aplikacioni për njohjen e statusit të kërkesave të parashtruara dhe të evidentuara në sistemin elektronik të Kadastrës, transmeton Portalb.mk. Me aplikacionin e ri, efikasiteti rritet dhe qytetarët dhe […]
![Aplikacion i ri online i Agjencisë së Kadastrës së RMV-së, mundëson vëzhgim elektronik të statusit të kërkesave të parashtruara](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/08/455695081_518919004156345_8586522128240637468_n-e1724439231331.jpg?fit=1024%2C768&quality=89&ssl=1)
![Agjencia e Kadastrës së Patundshmërive RMV/Foto: Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/08/455695081_518919004156345_8586522128240637468_n-e1724439231331.jpg)
Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, vijon me digjitalizimin dhe modernizimin e shërbimeve, me synim transformimin e plotë digjital të institucionit. Prej sot ka nisur zyrtarisht aplikacioni për njohjen e statusit të kërkesave të parashtruara dhe të evidentuara në sistemin elektronik të Kadastrës, transmeton Portalb.mk.
Me aplikacionin e ri, efikasiteti rritet dhe qytetarët dhe përdoruesit profesionistë do të mund të monitorojnë shpejt dhe lehtë statusin e lëndëve të tyre në mënyrë elektronike. Pasi të paraqesin kërkesë, statusi i tyre do të jetë i disponueshëm në kohë reale – jo më shumë se 1 orë pas parashtrimit.
“Ne i dëgjuam komentet tuaja, i analizuam problemet dhe u angazhuam për të krijuar një zgjidhje që jo vetëm që do t’i tejkalojë këto sfida, por edhe do të na shtyjë përpara në inovacionin digjital”, theksoi drejtori i Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive, Ivan Zhivkovski. Ai shtoi se qytetarët mbeten prioriteti kryesor, dhe digjitalizimi është lart në agjendën e lidershipit aktual.
Bëhet fjalë për aplikacion që ka kohë që është jofunksional dhe jashtë përdorimit. Aplikacioni i ri është i disponueshëm përmes ueb-faqes së Agjencisë në rubrikën “Vëzhgim në statusin e lëndës” (Увид во статус на предметот). Për t’u përdorur, është e nevojshme të vendosni kodin nga konfirmimi i marrjes së kërkesës, pas së cilës do të shfaqen të dhënat bazë për llojin e kërkesës dhe statusin aktual të saj, me një përditësim brenda maksimumit 1 ore.
“Ky është një kapitull i ri në transformimin tonë digjital. Me këtë aplikacion, jo vetëm po ecim në hap me trendet teknologjike, por po përshpejtojmë ritmet drejt modernizimit të plotë të institucionit. I inkurajoj të gjithë të interesuarit që ta përdorin aplikacionin dhe duke futur kodin nga konfirmimet e kërkesës të kontrollojnë statusin e lëndëve”, shtoi drejtori Zhivkovski.
Kujtojmë se prej nëntorit të vitit të kaluar, qytetarët apo personat juridikë do të mund të pajisen me fletë pronësie përmes portalit të ri të shërbimeve elektronike të Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme brenda pak sekondave deri në një minutë. Drejtori i Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive, Ivan Zhivkovski, theksoi se portali i ri e-uslugi.katastar.gov.mk mundëson qasje të shpejtë elektronike në gjithsej 94 shërbime të ndryshme kadastrale.