Arben Fetai do të largohet nga qeveria, i ka treguar personalisht kryeministrit Mickoski

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, i cili periudhën e kaluar nuk shkonte në punë, do të largohet nga ekzekutivi, ndërsa këtë informacion para disa javësh e ka ndarë me kryeministrin Hristijan Mickoski. Fetai i cili periudhën e kaluar e humbi pushtetin brenda ASH-së së VLEN-it pas krisjes politike me Azir Aliun dhe Mimoza Musën, i ka thënë […]

Prill 24, 2026 - 15:00
Arben Fetai do të largohet nga qeveria, i ka treguar personalisht kryeministrit Mickoski

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, i cili periudhën e kaluar nuk shkonte në punë, do të largohet nga ekzekutivi, ndërsa këtë informacion para disa javësh e ka ndarë me kryeministrin Hristijan Mickoski. Fetai i cili periudhën e kaluar e humbi pushtetin brenda ASH-së së VLEN-it pas krisjes politike me Azir Aliun dhe Mimoza Musën, i ka thënë Mickoskit se do të rikthehet në Bruksel.“

“Po ne biseduam unë dhe ai personalisht dhe ai personalisht më tha se në të ardhmen nuk do të shihet në Qeveri të cilën e udhëheqë unë, ajo ishte para disa javësh. Ai tha se do të kthehet në Bruksel, duke e pasur parasysh arsimimin e tij, përvojën e tij në kuadër të institucioneve në Bruksel, unë mendoj se ndoshta do të ishte mundësi e mirë të jetë ndonjë i dërguar special në kuadër të Parlamentit Evropian, në kuadër të administratës së Brukselit, kështu që ende mendoj për ato rrethana”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në intervistën për TV Sitel.

Ndërkohë figura tjetër në qeveri jashtë koordinimit politik të VLEN-it është ministri Fatmir Limani, për të cilin Bilall Kasami konfirmoi për Alsat se edhe ai nuk do të jetë pjesë e VLEN-it e cila më 9 maj zyrtarisht shkrihet në parti. Megjithatë, nuk dihet nëse edhe ai do të përfshihet në rikonstruimin e Qeverisë të cilin Mickoski e paralajmëron për në fund të muajit maj ose qershor. Parimisht, kryeministri njoftoi se do të ketë ndryshim të disa ministrave dhe do të ketë rotacione brenda partnerëve qeveritar VMRO-VLEN-ZNAM, megjithatë nuk dihet konkretisht se në cilat resorë do të ketë ndryshime. Në një linjë me atë, janë edhe nga koalicioni VLEN, të cilët thonë se aktualisht po angazhohet në zbatimin e prioriteteve programore.

“Aktualisht nuk është diskutuar lidhur me ndryshimet e resorëve në përbërjen e Qeverisë. Në këtë fazë, i gjithë angazhimi i VLEN-it është i përqendruar në proceset që janë në vijim dhe në realizimin e prioriteteve tona programore. Çdo zhvillim me interes publik, do të komunikohet në kohë, ku qytetarët dhe mediat do të informohen për gjitha detajet”, thonë nga VLEN për Alsat.

Ndër emrat e përfolur që pritet të përfshihen me rikonstruimin e Qeverisë është edhe ministri i Drejtësisë Igor Fillkov i cili vjen nga radhët e ZNAM-it, për shkak ngecjeve të reformave gjyqësore, por edhe ai i Kulturës Zoran Lutkov. Gjithashtu përflitet se mund të lëvizin nga pozicionet ministri i Jashtëm, Timço Mucunski dhe ai i Administratës Goran Minçev. Nuk përjashtohet gjithashtu mundësia që të ketë ndryshime, qoftë dhe rotacion mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit. /Alsat.mk