Arian Tahiri: Do të udhëheq pranë qytetarëve, jo nga zyra
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar vizita në disa familje të qytetit, ku u prit me mikpritje dhe biseda të sinqerta. Ai vizitoi familjet Prekazi në Vaganicë, Seferi në Koshtovë, Istrefi në Bair dhe Fejza në Zabërxhë. “Unë nuk dua të udhëheq nga zyra, por përkrah qytetarëve,” tha Tahiri, duke theksuar përkushtimin


Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar vizita në disa familje të qytetit, ku u prit me mikpritje dhe biseda të sinqerta.
Ai vizitoi familjet Prekazi në Vaganicë, Seferi në Koshtovë, Istrefi në Bair dhe Fejza në Zabërxhë.
“Unë nuk dua të udhëheq nga zyra, por përkrah qytetarëve,” tha Tahiri, duke theksuar përkushtimin e tij për të qenë i pranishëm në çdo lagje, shtëpi e fshat të Mitrovicës. Ai premtoi një qeverisje të afërt me njerëzit dhe të ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë.
