Agim Aliu: Gurthemeli i kopshtit në Dardani, investim për fëmijët dhe të ardhmen

Kryetari aktual dhe kandidati për një mandat tjetër në krye të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë vënë sot gurthemelin e kopshtit të ri për fëmijë në fshatin Dardani. Ky projekt, që financohet bashkërisht nga Komuna e Ferizajt dhe Ministria e Arsimit, është realizuar si përgjigje ndaj

tetor 8, 2025 - 11:30
 0
Agim Aliu: Gurthemeli i kopshtit në Dardani, investim për fëmijët dhe të ardhmen
Agim Aliu: Gurthemeli i kopshtit në Dardani, investim për fëmijët dhe të ardhmen

Agim Aliu: Gurthemeli i kopshtit në Dardani, investim për fëmijët dhe të ardhmen

Kryetari aktual dhe kandidati për një mandat tjetër në krye të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë vënë sot gurthemelin e kopshtit të ri për fëmijë në fshatin Dardani.

Ky projekt, që financohet bashkërisht nga Komuna e Ferizajt dhe Ministria e Arsimit, është realizuar si përgjigje ndaj kërkesave të komunitetit të kësaj zone.

“Ky kopësht do të jetë një strehë e ngrohtë për qindra fëmijë të Dardanisë dhe fshatrave përreth,” tha Aliu, duke theksuar përkushtimin e tij për të investuar në mirëqenien dhe edukimin e gjeneratave të reja.