Arian Tahiri viziton kompaninë vendore në Mitrovicë, premton mbështetje për zhvillimin profesional

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar sot një vizitë në kompaninë vendore “Interplast”, ku është pritur nga stafi dhe drejtuesit e saj. Tahiri tha se është ndjerë jashtëzakonisht mirë në mesin e njerëzve punëtorë dhe vizionarë të kësaj kompanie, të cilën e vlerësoi si një model të suksesshëm të menaxhimit

shtator 18, 2025 - 16:01
 0
Arian Tahiri viziton kompaninë vendore në Mitrovicë, premton mbështetje për zhvillimin profesional
Arian Tahiri viziton kompaninë vendore në Mitrovicë, premton mbështetje për zhvillimin profesional

Arian Tahiri viziton kompaninë vendore në Mitrovicë, premton mbështetje për zhvillimin profesional

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar sot një vizitë në kompaninë vendore “Interplast”, ku është pritur nga stafi dhe drejtuesit e saj.

Tahiri tha se është ndjerë jashtëzakonisht mirë në mesin e njerëzve punëtorë dhe vizionarë të kësaj kompanie, të cilën e vlerësoi si një model të suksesshëm të menaxhimit modern.

Ai premtoi se, nëse merr besimin e qytetarëve për të udhëhequr komunën, do të investojë në programe të reja për zhvillimin profesional të të rinjve dhe krijimin e lidhjeve të drejtpërdrejta me bizneset vendore.