Arifi: Kurti me akuzat për Listën Serbe ndaj opozitës po i ushqen të pashkolluarit e Kosovës

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka reaguar ndaj kritikave të sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ndaj partive politike opozitare për certifikim të Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Arifi ka thënë se përmes kësaj deklarate, Kurti po ushqen “të pashkolluarit e Kosovës të cilët siç duket

Mars 10, 2025 - 00:00
 0  6
Arifi: Kurti me akuzat për Listën Serbe ndaj opozitës po i ushqen të pashkolluarit e Kosovës
arifi:-kurti-me-akuzat-per-listen-serbe-ndaj-opozites-po-i-ushqen-te-pashkolluarit-e-kosoves

arifi:-kurti-me-akuzat-per-listen-serbe-ndaj-opozites-po-i-ushqen-te-pashkolluarit-e-kosoves

Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka reaguar ndaj kritikave të sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ndaj partive politike opozitare për certifikim të Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Arifi ka thënë se përmes kësaj deklarate, Kurti po ushqen “të pashkolluarit e Kosovës të cilët siç duket janë shumë dhe i besojnë çkado që të ju qet në pjatë“, shkruan Insajderi.

Tutje, ai ka shpjeguar se procedurat e para për shpalljen e një organizate kriminale i nisë Qeveria dhe Presidenca

Vetëm Gjykata Kushtetuese mundet me shpallë një parti politike organizatë kriminele dhe me ja ndalu pjesëmarrjen në zgjedhje. E procesin për shpalljen e një organizate kriminale e fillon Qeveria ose Presidentja me kërkesë në Gykatën Kushtetuese e jo KQZ. Kurti me akuzat për certifikimin e listës serbe nga ana e KQZ po i ushqen të pashkolluarit e Kosovës té cilet siç duket janë shumë dhe i besojnë çkado që të ju qet në pjatë. Vet ai dhe Qeveria e tij asnjë veprim nuk e ka ndërmarrë pas sulmit në Banjsko që të ndaloj veprimet e kësaj partie“, ka thënë ai.