Arilena Ara dhe Pirro Çako tërhiqen nga “Kënga Magjike” në natën finale

Arilena Ara dhe Pirro Çako, do të tërhiqen nga gara e natës së sotme, pikërisht kur është edhe finalja e madhe e “Kënga Magjike”. Burime për “Iconstyle” konfirmojnë se dy nga artistët më të komentuar kanë marrë këtë vendim. Dy artistët e kengës “Zero gradë”, ishin të komentuar si pretendentë për çmimin e madh të […]

dhjetor 7, 2024 - 16:00
 0  6
Arilena Ara dhe Pirro Çako tërhiqen nga “Kënga Magjike” në natën finale

Arilena Ara dhe Pirro Çako, do të tërhiqen nga gara e natës së sotme, pikërisht kur është edhe finalja e madhe e “Kënga Magjike”. Burime për “Iconstyle” konfirmojnë se dy nga artistët më të komentuar kanë marrë këtë vendim.

Dy artistët e kengës “Zero gradë”, ishin të komentuar si pretendentë për çmimin e madh të “Kënga Magjike”.

Ende nuk dihen arsyet për këtë vendim, por aludimet janë se kanë mësuar ditën e djeshme vlerësimin e pikëve dhe nuk kanë qenë ata fitues. As Arilena dhe as Pirro nuk kanë bërë asnjë koment publik deri në këto momente.

Nëse është vërtetë kjo arsyeja e tërheqjes së tyre, do të ishte shumë zhgënjyese për një publik që artistëve i pëlqen muzikën dhe jo kupat e çmimeve. Një veprim aspak i hijshëm për dy artistë që sado të mëdhenj të jenë, hyjnë në një konkurim me artistë të tjerë duke treguar mosrespekt edhe për vetë festivalin.

Finalja e “Kënga Magjike” mbahet mbrëmjen e sotme në “Pallatin e Kongreseve”. Mbetet për t’u parë nëse do të jepet një shpjegim zyrtar për vendimin e tyre.