Hetim ndaj një 19 vjeçari nga Kisella Voda për ushtrim të dhunës
Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një 19-vjeçari të dyshuar për vepër penale – Dhunë sipas nenit 386, paragrafi 6, në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Më 21 prill, në orën 2 të mëngjesit, përpara një […]


Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një 19-vjeçari të dyshuar për vepër penale – Dhunë sipas nenit 386, paragrafi 6, në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
Më 21 prill, në orën 2 të mëngjesit, përpara një marketi të duhanit në Kisella Vodë, i dyshuari, së bashku me disa persona të tjerë të panjohur, kreu dhunë të rëndë ndaj dy të dëmtuarve dhe shkaktoi ndjenjë pasigurie, kërcënimi dhe frike tek një fëmijë 10-vjeçar, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes.
Ndërsa të lënduarit ishin ulur para dyqanit, i dyshuari dhe disa persona të panjohur i sulmuan ata dhe filluan t’i godisnin me sende të forta – pllaka betoni, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore njërit prej tyre dhe lëndime trupore personit tjetër të sulmuar.
Për të siguruar zhvillimin e qetë të procedurës, prokurori publik propozoi që të dyshuarit t’i jepen masa paraprake – ndalim për t’u lëshim të vendbanimit, detyrim për t’u paraqitur te një zyrtar i caktuar në gjykatë, sekuestrim i përkohshëm i një dokumenti udhëtimi ose dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror dhe ndalim për t’u afruar ose për të vendosur, ose për të mbajtur kontakte ose lidhje me palët e dëmtuara.