Arjanit Hoxha: “Gjuha shqipe është fituar me gjak, është detyrim i secilit ta mbrojmë atë”
Kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha si pjesë e Frontit Europian ka dalë në tendën para Gjykatës Kushtetuese, të vendosur si shenjë proteste për mbrojtjen e gjuhës shqipe, transmeton TV21. Hoxha tha se gjuha shqipe nuk duhet të shfuqizohet, pasi ajo nuk fituar në Parlament dhe tavolinë të politikës, por me gjak. “Deri në […] The post Arjanit Hoxha: “Gjuha shqipe është fituar me gjak, është detyrim i secilit ta mbrojmë atë” appeared first on InfoShqip.com.
Kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha si pjesë e Frontit Europian ka dalë në tendën para Gjykatës Kushtetuese, të vendosur si shenjë proteste për mbrojtjen e gjuhës shqipe, transmeton TV21.
Hoxha tha se gjuha shqipe nuk duhet të shfuqizohet, pasi ajo nuk fituar në Parlament dhe tavolinë të politikës, por me gjak.
“Deri në ditën që do të kemi garancë se gjuha shqipe nuk do të preket ne do të jemi këtu si gardian të saj, pasi që ajo nuk është fituar vetëm në Parlament apo në tavolinë të politikës, por ajo gjuhë është fituar me gjak, është fituar me mund, është fituar me sakrificë dhe ne e kemi detyrim edhe individual, edhe kombëtar, edhe kolektiv, që ta mbrojmë nga çdo kush që mundohet ta cenoje atë”, tha Arjanit Hoxha.
The post Arjanit Hoxha: “Gjuha shqipe është fituar me gjak, është detyrim i secilit ta mbrojmë atë” appeared first on InfoShqip.com.