Edhe Sela shprehet për zgjedhje të dyfishta, mohon bashkëpunim me VLEN-in | VIDEO
VIDEO – Kryetari i ASH-së, pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela tha se personalisht mendon se bashkë me zgjedhjet lokale, do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sela tha The post Edhe Sela shprehet për zgjedhje të dyfishta, mohon bashkëpunim me VLEN-in | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

VIDEO – Kryetari i ASH-së, pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela tha se personalisht mendon se bashkë me zgjedhjet lokale, do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sela tha se ASH-ja e mbështet këtë ide, ndërsa hodhi poshtë çdolloj bashkëpunimi me partitë e koalicionit VLEN.
“Unë mendoj, si politikan, që bashkë me zgjedhjet lokale, do të kemi edhe zgjedhje parlamentare dhe ne jemi për variantin që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dhe sipas zhvillimeve që ndodhin, çdo hap politik që ndodh, i bën më të përafërta idetë, të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare bashkë me lokalet, dhe ne jemi për këtë opsion”, tha Sela.
I pyetur nëse do të bashkëpunojë me VLEN-in, Sela u përgjigj: “Jo, bashkëpunim. Bashkëpunimi është konkret. Duhet të rezultojë me një marrëveshje nëse ka bashkëpunim. Nuk ka bashkëpunim me VLEN-in dhe nuk mendoj se duhet hyrë kësaj aventure. Unë jam për bashkim të faktorit politik shqiptar, për t’u bërë të qarta, dhe ja shfrytëzoj rastin t’u bëjë apel, për t’i bërë të qarta në letër pesë gjëra që duhet ne t’i realizojmë dhe për t’i dhënë fund dhe ta ndërpresim këtë mësymjen që faktori politik maqedonas në qeveri dhe jo vetëm , iu bëjnë të drejtave të shqiptarëve dhe qenies shqiptare këtu në RMV”.
Edhe BDI-ja opozitare shprehet se është e shqetësuar për drejtimin, siç thonë ata, të gabuar të qeverisë si në aspektin e politikave të brendshme, e poashtu edhe strategjik. Zgjidhja, sipas integristëve janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbaheshin bashkë me zgjedhjet lokale në tetor.
“Vendit i duhet stabilitet afatgjatë politik që mund të sigurohet vetëm përmes mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale. Kjo do të krijojë hapësirë pa përballje zgjedhore për disa vjet, duke i mundësuar elitave politike të hyjnë në procese të thella për shpëtimin e dosjes evropiane të vendit dhe kapjen e mundësisë së fundit për t’u rikthyer në rrugën evropiane së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi”, thonë nga BDI.
Nga VLEN thonë se BDI ka frikë nga drejtësia pasi çdo institucion e ka shndërruar në degë partie, dhe se ata janë përgjigja e shqiptarëve ndaj kësaj politike, sipas tyre të kalbur të kalbur.
“VLEN është në qeveri për të zbatuar ndryshimin që shqiptarët e kërkuan me zë të lartë dhe nuk do të ndalet deri sa secili shqiptar të ndjehet i lirë, i barabartë dhe me dinjitet në vendin e vet. Në tetor, në zgjedhjet lokale, VLEN do t’i fitojë të gjitha komunat shqiptare! VLEN do të jetë në çdo komunë, në çdo institucion, me duar të pastra dhe me fytyrë të bardhë para qytetarëve”, thonë nga VLEN.
Për zgjedhje të parakohshme parlamentare janë shprehur të gatshme edhe partitë tjera të Frontit Evropian, por edhe opozita maqedonase. Ndërkohë Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së konstatoi sot se qeveria është e qëndrueshme dhe e fuqishme dhe me sukses i plotëson pritjet e qytetarëve.
The post Edhe Sela shprehet për zgjedhje të dyfishta, mohon bashkëpunim me VLEN-in | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .