Arrestohet një person në Manastir, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

MPB njofton se është arrestuar një i arratisur nga burg i Manastirit. “Sot (03.10.2024) në ora 14:50 në Manastir, zyrtarët policorë nga SPB Manastir, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Manastirit, kanë ndaluar S.R (31) nga Manastiri, i cili kërkohej me urdhër për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti e gjashtë […]

tetor 4, 2024 - 00:00
 0  5
Arrestohet një person në Manastir, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

MPB njofton se është arrestuar një i arratisur nga burg i Manastirit.

“Sot (03.10.2024) në ora 14:50 në Manastir, zyrtarët policorë nga SPB Manastir, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Manastirit, kanë ndaluar S.R (31) nga Manastiri, i cili kërkohej me urdhër për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti e gjashtë muaj.

Personi do të dërgohet në Burgun e Manastirit”, njoftojnë nga MPB.