Arrestohet pas më shumë se dy muajsh, i dyshuari që shtiu me armë ndaj një burri në Prishtinë
Është arrestuar i dyshuari që shtiu me armë zjarri në drejtim të një burri në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, më 2 korrik të këtij viti. Sipas njoftimit të policisë, viktima kishte bërë të ditur se në drejtim të tij ishte shtënë me armë zjarri nga një person me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje në


Është arrestuar i dyshuari që shtiu me armë zjarri në drejtim të një burri në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, më 2 korrik të këtij viti.
Sipas njoftimit të policisë, viktima kishte bërë të ditur se në drejtim të tij ishte shtënë me armë zjarri nga një person me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje në të kaluarën.
Në vendin e ngjarjes u patën gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja, dhe nuk kishte të lënduar./Klankosova.tv
