Arrestohet reperi Lil Durk, akuzohet se urdhëroi vrasjen e një rivali
Reperi i njohur [fitues Grammy], Lil Durk është arrestuar me dyshimin se ka urdhëruar vrasjen e një rivali në vitin 2022, si udhëheq i kolektivit rap me bazë në Çikago, “Only the Family”. Arrestimi ndodhi të enjten pranë një aeroporti ku Lil Durk, emri i vërtetë i të cilit është Durk Devontay Banks, po bëhej […]
Reperi i njohur [fitues Grammy], Lil Durk është arrestuar me dyshimin se ka urdhëruar vrasjen e një rivali në vitin 2022, si udhëheq i kolektivit rap me bazë në Çikago, “Only the Family”.
Arrestimi ndodhi të enjten pranë një aeroporti ku Lil Durk, emri i vërtetë i të cilit është Durk Devontay Banks, po bëhej gati të largohej nga SHBA-ja, raporton Reuters.
Lil Durk u paraqit të premten në gjykatën federale në Distriktin Jugor të Floridës dhe pritet të gjykohet në javët e ardhshme nga gjykata federale në Los Angeles.
Këtë e bëri të ditur një zëdhënësi i zyrës së Prokurorit të SHBA-s për Qarkun Qendror të Kalifornisë, ku janë ngritur akuzat.
Reperi 32-vjeçar, thuhet të ishte i dyshuari në një aktakuzë të 17 tetorit të pesë të dyshuarve të tjerë të akuzuar në lidhje me një vrasje të vitit 2022, sipas aktakuzës.
Objektivi i synuar ishte një burrë i identifikuar si T.B të cilin Lil Durk e donte të vdekur, pretendojnë prokurorët.
Pesë të pandehurit e tjerë e mësuan se ku T.B. po qëndronte [në Los Angeles], e gjurmuan atë, dhe hapën zjarr në tentim për të vrarë, por në vend të tij e vranë një bashkëpunëtor të identifikuar si S.R.
Mosmarrëveshja erdhi nga një konfrontim i nëntorit 2020 në një klub nate në Atlanta ku një bashkëpunëtor i T.B. qëlloi dhe vrau një burrë tjetër dhe Lil Durk, e vendosi në cak T.B. për hakmarrje.