Arrestohet shkupjani që kishte ikur nga burgu i Kumanovës

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 26-vjeçar nga Shkupi, i cili ishte arratisur nga burgu i Kumanovës. “Është privuar A.A. (26) nga Shkupi, i cili me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, kërkohej për arratisje nga Burgu i Kumanovës, dhe ishte dënuar me burgim prej katër […]

tetor 3, 2024 - 18:00
 0  6
Arrestohet shkupjani që kishte ikur nga burgu i Kumanovës

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 26-vjeçar nga Shkupi, i cili ishte arratisur nga burgu i Kumanovës.

“Është privuar A.A. (26) nga Shkupi, i cili me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, kërkohej për arratisje nga Burgu i Kumanovës, dhe ishte dënuar me burgim prej katër vjet e shtatë muaj në lidhje me shkeljen e nenit 215 paragrafi 3 nga Kodi Penal, “Prodhimi dhe hedhje në treg i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjithashtu, A.A. kërkohej edhe për veprën penale “zhvatje”, sipas nenit 259 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.