Arsovska: Përfundoi sanimi, uji do të kthehet për më së paku tre orë
Përfundoi sanimi dhe rikonstruksioni i ujësjellësit të Shkupit. Normalizimi do të zgjasë në tre orët e ardhshme. Kështu tha kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, e cila mbajti konferencë shtypi në rrugën “Nikolla Parapunov”, vendi ku javën e kaluar ndodhi defekti kryesor i cili solli deri në intervenimin e sotëm, shkruan MIA. “Duke filluar […]
Përfundoi sanimi dhe rikonstruksioni i ujësjellësit të Shkupit. Normalizimi do të zgjasë në tre orët e ardhshme. Kështu tha kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, e cila mbajti konferencë shtypi në rrugën “Nikolla Parapunov”, vendi ku javën e kaluar ndodhi defekti kryesor i cili solli deri në intervenimin e sotëm, shkruan MIA.
“Duke filluar nga ora dy e mëngjesit, kur praktikisht filloi ndërprerja e ujit nga tubacioni magjistral, deri para disa orëve tërësisht me sukses dhe profesionalisht është sanuar nga ana e shërbimeve të Ndërmarrjes publike dhe tashmë ka filluar me lëshimin e ujit, ngadalë, për tensionin i cili në këtë moment po krijohet, praktikisht, nuk do të shkaktonte ndonjë dëmtim të rrjetit tonë”, tha Arsovska.
Siç paraprakisht kumtuan edhe ndërmarrja publike, në aksion kanë marrë pjesë rreth 160 persona personel teknik i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.
“Do të doja t’ju falënderohem personave teknike dhe profesionistë të NP ‘Ujësjellësi dhe Kanalizimi’ për gucximin që e kishin dhe që e theksuan ekspertizën dhe profesionalizmin e tyre për këtë problem shumëdekadësh të cilin e përfunduan në kohë rekorde”, tha Arsovska.
Sanimi, shtoi Arsovska, ka përfshirë nxjerrjen e elementeve nga vetë mbyllësit dhe bartje të të njëjtëve në Ndërmarrjen publike, ku në aparaturë adekuate janë krijuar të reja të cilët i kanë zëvendësuar të vjetrit.
Krahas rikonstruksionit me të cilin përmirësohet sistemi ujësjellës, tha ajo, është e rëndësishme që të përmendet se po zvogëlohen humbjet e ujit për të cilët dy dekada është alarmuar.
Nga Instituti i Shëndetit Publik sot përmes kumtesës apeluan që qytetarët të mos e pinë ujin menjëherë pas lëshimit të saj në rrjetin ujësjellës. Apelojnë që ata të presin të paktën një orë sepse koha e kontaktit të klorit të mbetur dhe ujit në rrjet (kohë e nevojshme që kliri i mbetur të fillojë të reagojë ndaj mikrobiomit i pranishëm në ujë), në kushte të temperaturave më të ulëta ambientale mund të zgjasë edhe deri në 1 orë.
- LEXO: ISHP: Qytetarët të mos e pinë ujin menjëherë pas lëshimit në rrjetin e ujësjellësit
- LEXO: Filloi operacioni i Ujësjellësit dhe Kanalizimit – një pjesë e madhe e Shkupit pa ujë
- LEXO: “Ujësjellës dhe Kanalizime”: Në Shkup nuk do të ketë ujë rreth 15 orë
- LEXO: Ndërprerja e ujit, ISHP me rekomandime për banorët e Shkupit, spitalet dhe objektet hotelerike
- LEXO: Blerje të mëdha të ujit, heshtje në qytetin e Shkupit dhe “Ujësjellës Kanalizime, në spitale do të operohen vetëm pacientët emergjentë