Arta Bajrami sjell baladën e re “Faqezi”

Këngëtarja e mirënjohur Arta Bajrami, ka publikuar projektin e saj më të ri. “Faqezi” titullohet balada që artistja e ka realizuar po ashtu edhe me një videoklip. Arta edhe këtë herë bashkëpunon me vëllain e saj producent Don Arbas, për të realizuar këtë projekt. Foto: Arta Bajrami/YouTube Në videoklip Arta shfaqet atraktive si përherë, por […]

Mars 3, 2024 - 14:00
 0  4
Arta Bajrami sjell baladën e re “Faqezi”

Këngëtarja e mirënjohur Arta Bajrami, ka publikuar projektin e saj më të ri.

“Faqezi” titullohet balada që artistja e ka realizuar po ashtu edhe me një videoklip.

Arta edhe këtë herë bashkëpunon me vëllain e saj producent Don Arbas, për të realizuar këtë projekt.

Foto: Arta Bajrami/YouTube

Në videoklip Arta shfaqet atraktive si përherë, por kësaj radhe me një prekje të veçantë në stil.

E veshur krejtësisht me të zeza, po ashtu edhe me një vello të zezë, që përkon në mënyrë perfekte me mesazhin që përcjell kënga.

Foto: Arta Bajrami/YouTube

Arta në këngën e saj, flet për lidhjen që nuk i ka shkuar siç ajo e ka pritur, dhe është e zhgënjyer nga personi tjetër.

Duket se këngëtarja ka prekur zemrat e fansave të saj, të cilët e mirëpritën këngën e saj me komente shumë pozitive. /Telegrafi/