Ahmeti komentoi se a mundet “Fronti Evropian” t’i humbë dy deputetë
Vendimi i Gjykatës Administrative dhe i KSHZ-së që të rivotohet në 6 vendvotime në Njësinë e pestë zgjedhore dhe në një vendvotim në Njësinë e gjashtë zgjedhore ka mbledhur sot Kryesinë e BDI-së, transmeton TV21. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se VMRO-DPMNE dhe LSDM po bëjnë çmos që t’i merren dy deputetë Frontit, theksoi […]
Vendimi i Gjykatës Administrative dhe i KSHZ-së që të rivotohet në 6 vendvotime në Njësinë e pestë zgjedhore dhe në një vendvotim në Njësinë e gjashtë zgjedhore ka mbledhur sot Kryesinë e BDI-së, transmeton TV21.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se VMRO-DPMNE dhe LSDM po bëjnë çmos që t’i merren dy deputetë Frontit, theksoi se i dinë të gjitha detajet nga marrëveshjet e fshehta.
“Nuk është çështja këtu nëse i humbë apo i fiton Fronti Evropian dy mandate. Fronti Evropian ka fituar zgjedhjet më 8 maj 2024. Fitorja e Frontit është vulosur më 8 maj. Të gjitha akrobacionet politike, marrëveshjet e fshehta nëpër podrume janë të papranueshme dhe janë të dënueshme. Sepse përbëjnë hap pas. Dhe asnjë hap pas nuk duhet të tolerohet por të gjitha palët duhet të reflektojnë. Ne i dimë të gjitha në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe, marrëveshjet politike, dhe në të ardhmen do të dalim në detaje për të gjitha marrëveshjet ku do t’i demaskojmë në opinion”, deklaroi Ahmeti.
Gjykata Administrative mbrëmë i refuzoi si të pabaza të gjithë shtatë paditë nga “Fronti evropian” kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për rivotim në zgjedhjet parlamentare. Edhe Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve sot njëzëri e miratoi propozimin që në këto shtatë vendvotime të përsëritet votimi më 22 maj të vitit 2024.
Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituuohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.
- LEXO: RMV, rivotim dhe u shkarkuan këshillat zgjedhor në vendvotimet 1470/1, 1470, 1194, 1202, 1844, 1272 dhe 2101
- LEXO: Do të ketë rivotim, Gjykata Administrative e RMV-së i refuzoi të gjithë shtatë paditë nga “Fronti Evropian”
- LEXO: Edhe dy padi të Frontit Europian u refuzuan nga Gjykata Administrative, pritet rivotim edhe në këta vendvotime
- LEXO: Gjykata Administrative e vlerësoi si të pabazë padinë e Frontit Europian, pritet të ketë rivotim më 22 maj në vendvotimin 1194
- LEXO: Jemi në presion dhe të shqetësuar nga deklaratat e partive politike dhe qeveritarëve, alarmuan anëtarët e KSHZ-së