Artan Abrashi dhe Kryeministri Kurti takojnë banorët e Petrovës

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë zhvilluar një takim me banorët e fshatit Petrova. Takimi u mbajt në shtëpinë e familjes Ajazaj, ku të pranishmit patën rastin të bisedojnë me Agim Ajazajn, një mërgimtar që pas 12 vitesh jashtë vendit ka vendosur të rikthehet në Kosovë për

shtator 16, 2025 - 16:00
 0
Artan Abrashi dhe Kryeministri Kurti takojnë banorët e Petrovës
Artan Abrashi dhe Kryeministri Kurti takojnë banorët e Petrovës

Artan Abrashi dhe Kryeministri Kurti takojnë banorët e Petrovës

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë zhvilluar një takim me banorët e fshatit Petrova.

Takimi u mbajt në shtëpinë e familjes Ajazaj, ku të pranishmit patën rastin të bisedojnë me Agim Ajazajn, një mërgimtar që pas 12 vitesh jashtë vendit ka vendosur të rikthehet në Kosovë për të kontribuar në zhvillimin e saj.

Abrashi tha se këto takime janë gjithmonë motiv për punë dhe angazhim, duke theksuar se synimi i tij është një Prizren më i zhvilluar dhe më i jetueshëm për të gjithë qytetarët.