Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS

Kuvendi miratoi ndryshimet në Rregullore, përmes të cilave bëhet edhe një riorganizim i komisioneve parlamentare. Ndryshimet u miratuan vetëm me 79 votat pro të mazhorancës, ndërsa pas debateve, opozita braktisi sallën dhe nuk mori pjesë në votim. Opozita u shpreh se shkelet Kushtetuta me këto ndryshime. Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, deklaroi se opozitës […]

shtator 16, 2025 - 16:00
 0
Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS

Kuvendi miratoi ndryshimet në Rregullore, përmes të cilave bëhet edhe një riorganizim i komisioneve parlamentare.

Ndryshimet u miratuan vetëm me 79 votat pro të mazhorancës, ndërsa pas debateve, opozita braktisi sallën dhe nuk mori pjesë në votim.

Opozita u shpreh se shkelet Kushtetuta me këto ndryshime. Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, deklaroi se opozitës po i ngushtohet hapësira dhe se po i hiqet Komisioni i Integrimit.

Ndërsa, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se opozitës i kanë besuar komisione jetike.