Artan Abrashi: Tre parkingje publike dhe transport i përballueshëm për çdo familje në Prizren

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka prezantuar një pjesë të planit të tij për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe qasjes në shërbime publike për qytetarët. Ai ka bërë të ditur se, në mandatin e tij, do të ndërtohen tre parkingje publike në lokacione strategjike të qytetit: një në Ortakoll, një pranë

tetor 1, 2025 - 13:30
 0
Artan Abrashi: Tre parkingje publike dhe transport i përballueshëm për çdo familje në Prizren
Artan Abrashi: Tre parkingje publike dhe transport i përballueshëm për çdo familje në Prizren

Artan Abrashi: Tre parkingje publike dhe transport i përballueshëm për çdo familje në Prizren

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, ka prezantuar një pjesë të planit të tij për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe qasjes në shërbime publike për qytetarët.

Ai ka bërë të ditur se, në mandatin e tij, do të ndërtohen tre parkingje publike në lokacione strategjike të qytetit: një në Ortakoll, një pranë Gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe një tjetër te Shtëpia e Bardhë.

Për menaxhimin efikas të tyre, Abrashi ka paralajmëruar krijimin e një ndërmarrjeje publike që do të merret ekskluzivisht me menaxhimin dhe mirëmbajtjen e parkingjeve në qytet.

“Po ashtu, do të funksionalizojmë lagjet kryesore të qytetit me të gjitha shërbimet e nevojshme, përfshirë transport publik të përballueshëm për çdo familje, sipas modeleve më të mira,” ka deklaruar Abrashi.

Ky plan synon të lehtësojë qarkullimin, të zvogëlojë bllokadat në trafik dhe të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës urbane në Prizren.