Artistët e Maqedonisë së Veriut deri më 17 janar do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare

Ministria për Kulturë dhe Turizëm deri më 17 janar në ora 15:00 do të mund të pranojë aplikime në Konkursin për ndarjen e kompensimeve mujore për artistët e pavarur për vitin 2025, transmeton Portalb.mk. “Për të stimuluar dhe ndihmuar krijimtarinë artistike të artistëve të pavarur, Ministria e Kulturës dhe e turizmit për vitin 2025 do […]

Jan 4, 2025 - 14:00
 0  6
Artistët e Maqedonisë së Veriut deri më 17 janar do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare
Ministria e Kultures. Foto nga Faton Curri

Ministria për Kulturë dhe Turizëm deri më 17 janar në ora 15:00 do të mund të pranojë aplikime në Konkursin për ndarjen e kompensimeve mujore për artistët e pavarur për vitin 2025, transmeton Portalb.mk.

“Për të stimuluar dhe ndihmuar krijimtarinë artistike të artistëve të pavarur, Ministria e Kulturës dhe e turizmit për vitin 2025 do të sigurojë mjete nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si kompensim mujor për artistë të pavarur, për kontribute për sigurim shëndetësor, pensional dhe invalidor dhe për tatimin e të ardhurave personale të artistëve të pavarur”, sqaroi Ministria.

Në Konkurs theksohen kushtet që duhet të plotësohen nga artisti për marrjen e mbështetjes financiare, të jenë të regjistruar në Regjistrin Qendror, të jetë shtetas i RMV-së, nuk është në pension dhe nuk janë studentë të rregullt.

“Paraqitja në konkurs për kompensime mujore për artistë të pavarur bëhet duke aplikuar në mënyrë elektronike në Portalin nacional të shërbimeve elektronike: https://uslugi.gov.mk”, sqaroi Ministria.

Ministria do të publikon rezultatet në uebafaqen e saj.