ASh e Selës: Skandal, programet Arsimore Evropiane në duart e një antishqiptari dhe antievropiani

Edhe një antishqiptar dhe antievropian po shpërblehet nga Qeveria jolegjitime VMRO-VLEN, reagoi Aleanca për Shqiptarët krahu i selës pas emërimit si drejtor të Petar Bogoevskit në Agjencinë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet. Nga ASH thonë se ai është i njohur për thirrjet dhe shkrimet e tij plot me gjuhë të urrejtjes kundër shqiptarëve […]

Prill 11, 2025 - 04:00
 0  2
ASh e Selës: Skandal, programet Arsimore Evropiane në duart e një antishqiptari dhe antievropiani

Edhe një antishqiptar dhe antievropian po shpërblehet nga Qeveria jolegjitime VMRO-VLEN, reagoi Aleanca për Shqiptarët krahu i selës pas emërimit si drejtor të Petar Bogoevskit në Agjencinë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet. Nga ASH thonë se ai është i njohur për thirrjet dhe shkrimet e tij plot me gjuhë të urrejtjes kundër shqiptarëve dhe kundër vetë Bashkimit Evropian.

“Ky vendim i Qeverisë po dëshmon se tanimë në Maqedoninë e Veriut mund të avancohesh vetëm nëse je kundër shqiptarëve ose shqiptar vasal që gëlltit dhe legjitimon projektet kundër kombit tënd. Enrimi i Bogoevskit është edhe në kundërshtim të plotë me orientimin e deritanishëm europian të vendit dhe dëshmon se Maqedonia e Veriut po merr një kahje tjetër ndryshe nga ajo e ndërtuar me dekada dhe shumë mund. Sot nga përfaqësuesit shqiptarë në Qeverinë monoetnike dhe jolegjitime, u legjitimuan thirjet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, “Shqiptarët janë kafshë të papërjetuara” dhe të ngjashme. Ky është një turp dhe goditje më e rëndë që ju bëhet shqiptarëve, marëdhënieve ndërmjet bashkësive në vend dhe vetë sistemit arsimor në përgjithësi”, thonë nga ASH.