U shpall thirrja publike për përzgjedhjen e kandidatëve për gjykatës nga RMV-ja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Në Gazetën Zyrtare sot është publikuar shpallja për përzgjedhjen e kandidatëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg, transmeton Portalb.mk. Procedurën e përzgjedhjes do ta bëjë Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtarë në Gjykatën […]

Prill 14, 2025 - 21:00
 0  8
U shpall thirrja publike për përzgjedhjen e kandidatëve për gjykatës nga RMV-ja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Foto: SilvanBachmann në Canva

Në Gazetën Zyrtare sot është publikuar shpallja për përzgjedhjen e kandidatëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg, transmeton Portalb.mk.

Procedurën e përzgjedhjes do ta bëjë Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtarë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata Kushtetuese njoftoi se do të marrë pjesë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve përmes përfaqësuesit të saj në Komisionin për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Gjyqtarë në GJEDNJ, gjykatësit Osman Kadriu.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat minimale të mëposhtme:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Të gëzojë reputacion të lartë moral;
  • Të plotësojë kërkesat e nevojshme për të mbajtur poste të larta gjyqësore ose të jetë ekspert ligjor me kompetencë të njohur (minimumi
  • 12 vjet përvojë në profesionin përkatës);
  • Të jetë më i ri se 65 vjeç;
  • Të ketë përvojë në fushën e të drejtave të njeriut;
  • Të ketë zotërim aktiv (niveli C) të njërës dhe pasive (niveli A) të gjuhës tjetër zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht dhe frëngjisht);

Afati për aplikim të kandidatëve të interesuar është 15 ditë nga data e publikimit të këtij Konkursi në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Mandati nëntëvjeçar i gjyqtarit aktual të Maqedonisë së Veriut në GJEDNJ, Jovan Ilievski, përfundon në shkurt të vitit 2026.

Më tepër detaje gjenden KËTU.