ASH-Sela: Bllokimi dhe devijimi i Korridorit 8 u bë me urdhër të Vuçiqit, e konfirmon vetë ministri i Serbisë

Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, duke cituar një shkrim në media bullgare, thonë se devijimi i Korridorit 8 është bërë me urdhër të Serbisë. ASH-Sela ju bën thirrje thirrje partive të koalicionit VLEN që të mos heshtin, ndërsa thonë se çështja në fjalë kërkon unifikim të bllokut politik shqiptar në vend dhe […]

Mars 31, 2026 - 12:00
ASH-Sela: Bllokimi dhe devijimi i Korridorit 8 u bë me urdhër të Vuçiqit, e konfirmon vetë ministri i Serbisë

Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, duke cituar një shkrim në media bullgare, thonë se devijimi i Korridorit 8 është bërë me urdhër të Serbisë. ASH-Sela ju bën thirrje thirrje partive të koalicionit VLEN që të mos heshtin, ndërsa thonë se çështja në fjalë kërkon unifikim të bllokut politik shqiptar në vend dhe reagim të faktorit ndërkombëtar.

“Bllokimi dhe devijimi i Korridorit 8 u bë me urdhër të Vuçiqit, e konfirmon vetë ministri i Serbisë. Urdhëron për ndërprerjen e punimeve në Korridorin 8, si dhe planet për bllokimin e plotë të këtjj projekti dhe devijimin e të njëjtit e ka dhënë Presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuçiq, ndërsa e ka realizuar Qeveria e Hristian Mickoskit, që në 6 muajt e parë të ardhjes në pushtet. Këtë nuk e themi ne, por e ka konfirmuar personalisht Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Serbisë, Goran Vesic, në një deklaratë zyrtare të transmetuar nga Agjencia Bullgare e lajmeve, BGNES, që në tetor të vitit 2024. ( https://www.bgnes.com/…/belgrade-we-have-eliminated… ) Në këtë deklaratë ministri serb e quan fitore të Serbisë ndaj perëndimit, devijimin e Korridorit 8 dhe ridestinimin e investimeve në Korridorin 10 që do lidh Serbinë me Greqinë dhe siç thotë ai “Serbinë e bën epiqendër të rajonit”. Agjencia BGNES që citon ministrin serb, shkruan se Ministri i Transportit të RMV-së, Aleksandër Nikollovski ka provuar që mjetet e siguruara nga fonde ndërkombëtare për Korridorin 8 t’i ridestinon në interes të korridorit 10 që avancon Serbinë. Të nderuar qytetarë! Kjo është e vërteta e devijimit të Korridorit 8, vendimit për të bllokuar aksin Trebenishtë-Strugë me çka Struga përjashtohet nga Korridori 8 dhe mbetet e izoluar totalisht. Në këtë skenarë, siç njoftuam që nga 10 mars, kemi informacione të sigurta se pas Strugës, do të izolohet edhe rajoni i Pollogut dhe Kërçovës dhe prioritet do t’i jepet ndërtimit të një autostrade Manastir-Ohër me çka Korridori 8 devijohet dhe lidhet me Korridorin 10, ndërsa Sërbia bëhet përfundimisht epiqendër dhe bllokon lidhjen e vendit tonë me Perëndimin”, thuhet në reagimin e ASH-së.