ASH-Sela: Të zbardhet rasti dhe të ndëshkohen fajtorët e vërtetë

Nga Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europian, në një komunikatë lëshuar mediave kanë reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit për zgjerimin e hetimit për tragjedinë e Koçanit, transmeton TV21. Nga ASH-ja e Selës kërkojnë që të zbardhet rasti dhe të ndëshkohen fajtorët e vërtet. Kumtesa e plotë e ASH-Sela. “Edhe tragjëditë keqpërdoren për […]

Prill 13, 2025 - 16:00
 0  5
ASH-Sela: Të zbardhet rasti dhe të ndëshkohen fajtorët e vërtetë

Nga Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europian, në një komunikatë lëshuar mediave kanë reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit për zgjerimin e hetimit për tragjedinë e Koçanit, transmeton TV21. Nga ASH-ja e Selës kërkojnë që të zbardhet rasti dhe të ndëshkohen fajtorët e vërtet.

Kumtesa e plotë e ASH-Sela.

“Edhe tragjëditë keqpërdoren për t’i goditur shqiptarët, kjo është padrejtësi edhe ndaj viktimave të Koçanit

Fushata kundër shqiptarëve e paralajmëruar nga vetë kryeministri Hristijan Mickoski duke thënë se “do t’i kapim për veshi” dhe do t’i dërgojmë në burg, tani po zbatohet në praktikë nga Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Arrestimet e padrejta, të pabaza dhe me parapavijë të pastër etnike, duke keqpërdorur tragjëdinë e Koçanit kanë dy qëllime:

– Të fshehin përgjegjësit e vërtetë duke filluar nga kryeministri, ministri i punëve të brendshme dhe drejtuesit aktual të organeve kompetente, lokale dhe qëndrore.

– Të frikësojnë shqiptarët, të shtypin shqiptarët dhe të shkaktojnë revoltë dhe tensione ndëretnike, me qëllim defokusimi nga problemet dhe përgjegjësitë reale.

Aleanca për Shqiptarët që në momentet e para ka shprehur ngushllime dhe bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët e viktimave në tragjëdinë e Koçanit. Jemi të interesuar për drejtësi dhe përgjegjësi, për zbardhjen e plotë të rastit dhe ndëshkimin e fajtorëve të vërtetë për tu dhënë familjarëve të paktën satisfakcionin e drejtësisë.

Padrejtësia, arrestimi dhe akuzat ndaj personave që nuk kanë përgjegjësi për këtë rast dhe keqpërdorimi politik dhe etnik i këtij rasti, vlerësojmë se është edhe padrejtësi ndaj vetë viktimave dhe familjarëve të tyre, të cilët më së shumti presin drejtësi dhe jo keqpërdorim të dhimbjes së tyre.

Ftojmë drejtuesit e Qeverisë, Prokurorisë dhe gjykatave që të ndërpresin këtë fushatë që nuk i shkon në dobi askujt, por dëmton të gjithë, pa përjashtim, si ata që kërkojnë drejtësi ashtu edhe ata të cilëve sot ju bëhet padrejtësi përmes akuzave dhe arrestimeve të pabaza.